Qershor 24, 2017

Ngjarjet e Vitit

Tradita mbetet vendi më i zjarrtë mbas teatrit të Shkodrës “ Migjeni”. Muzika tradicionale, folklorike – etnike dhe festat tradicionale e bëjnë atë një vend argëtues.

Çdo fund viti, gjatë festave tradicionale të Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri,Tradita përshëndet krejt qytetin me një karrocë, ku plaku i vitit të vjetër është i shoqëruar nga viti i ri.
Java e Karnavaleve në pranverë, mbahet 7 javë para pashkëve katolike.

Tradita bëhet një epiqendër e netëve të karnavaleve që zgjat një javë. Çdo natë është e vecantë, ajo i dedikohet një teme të caktuar si: Nata e Shtrigave , Nata e Filaxhanit, Nata e Bejteve, që shoqërohet me traditën shkodrane të krijimit të bejteve.

Festa të tjera janë, ato të pashkëve, ku numri i vezëve me ngjyrë sa vjen e rritet.
Dita e verës në muajin Mars, ku specialiteti është ballakumja.
Dy netë të klientelës së Traditës, ku mbreti i festës janë klientët e Traditës.
Dita e vjeshtës, e mirëpritur me produktet e saj.
Festa e Shpalljes së Pavarësisë.
Festa e Krishtlindjeve që është kthyer në traditë, së bashku me Shpellën e Bethlehemit.
Festa e përvitshme e Ramazanit sipas datave kalendarike.

Promovimi i librave, Festivali i Jazz-it, koncerte të bandë së qytetit të Shkodrës, dhe shume takime të cilat i shërbejnë turizmit dhe trasëgimisë kulturore, promovime të figurave artistike, njerëz që kanë dhënë kontribut në Shkodër, shumë panaire që i shërbejnë artizanatit si dhe promovimeve të produkteve dhe degustimit të ushqimit në Shkodër.Të gjitha këto ngjarje pasurojnë dhe sjellin një atmosferë të dashur dhe argëtuese përgjatë gjithë stinëve, në shtëpinë e Traditës Gegë dhe Toskë.

HOTEL TRADITA