Qershor 4, 2017

Historia

Tradita Gegë dhe Toskë!

Qyteti i Shkodrës fillon të zhvillohet në kohën e sundimit osman. Për këtë arsye familjet e vjetra shkodrane i ndërtonin larg qendrës shtëpitë e tyre. Aso kohe shtëpitë ndërtoheshin shumë të mëdha, për të theksuar prezencën dhe fuqinë e banorëve vendas. Ligjet osmane i detyronin banorët për të ndërtuar një mur rrethues 4 m e 20 cm, ndërsa çdo shtëpi i ngjante një kalaje të vogël.

Shtëpia tradicionale dykatëshe, që më vonë do të kthehej në vendin mikpritës, Tradita Gegë & Toskë, në vitet 1900 ishte pronë e familjes së shkrimtarit Filip Shiroka. Shiroka u internua nga perandoria osmane në Egjipt dhe më pas vdiq në Liban.







Shtëpia kaloi në pronësi të familjes Kraja. I fundit i kësaj familje nuk trashëgoi fëmijë. Ai u persekutua nga regjimi komunist. Si pasojë edhe shtëpia megjithëse njihej për vlerat e veta arkitekturale, u neglizhua dhe nuk u morr në mbrojtje nga monumentet e kulturës.
 
Fati deshi, si për shtëpinë ashtu edhe për pronarët e rinj, që shtëpia me vlera dhe histori të bëhet pronë e familjes Dukë Gilaj. Edhe pse e harrume në errësirrë, ajo ruajti elementët e arkitekturës shkodrane. 14 muaj punë restauruese, e kthejnë shtëpinë në pronë të trashëgimisë së qytetit të Shkodrës.


Sot veç arkitekturës, gastronomisë, dhe kostumografisë ajo është një vatër mikëpritëse, vlerash kulturore dhe turistike.


Eksperienca e të zotëve të shtëpisë në Itali dhe vende të europës perendimore, rriti dëshirën e tyre dhe në veçanti të Gjonit, një prej djemve të Dukë Gilajt, për t’i rikthyer banesës vlerat. Ideja që e ka zanafillën në Siçili e Bryzh, kthehet në motivim, jo vetëm për të ndriçuar vlerat e trashëgimisë por edhe si një reagim ndaj bashkombasve që nuk ndjanë të njëjtën ndjeshmëri për vlerat, traditën dhe kulturën.




Në vitin 2004 Tradita Gegë & Toskë çelet si Bar, Restorant e më pas si muze, viti 2010 sjell edhe hotelin brenda kompleksit. Që prej themelimit e deri më sot, një mirënjohje e jashtëzakonshme shkon për vizitorët dhe miqtë e Traditës. Në veçanti për miqtë besnikë, dhe mbështetjen e tyre morale.
Tradita është një emër i madh, që duhet justifikuar dhe mbajtur. Pavarësisht përkushtimit tonë, emri i madh Gegë & Toskë, përfaqson pjesën e shpirtit dhe të gjakut, të dashurisë për tokën tonë.


Ju Falem Nderit !

HOTEL TRADITA